HRW: LIGJI I GJENOCIDIT NË FRANCË, BURIM SHQETËSIMI


Organizata e Monitorimit të të Drejtave të Njeriut (Human Rights Watch), një nga organizatat më të njohura në botë për të drejtat themelore të njeriut deklaroi se pr/ligji që kaloi nga senati francez dhe që parashikon dënimin e atyre që mohojnë tezat armene në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 është një zhvillim shqetësuar në aspektin e lirisë së shprehjes.

Në një deklaratë lidhur me pr/ligjin e miratuar në parlamentin francez, Organizata bëri të ditur se vendimin e parlamentit francez e ka kritikuar edhe zyrtari i lartë i Organizatës, Philippe Bolopian, i cili është shtetas francez.

Bolopian tha se mendojnë që ky vendim i parlamentit francez shkel lirinë e të shprehurit, pikërisht si siç mendojnë edhe historianët që duhet të kenë të drejtën të mbrojnë ë kundërtën e tezës zyrtare në Turqi.

-Ne mbrojmë idenë që njerëzit në çdo vend të botës, përfshi këtu edhe Francen, duhet të kenë dhe gëzojnë të drejtën të shprehin lirshëm mendimet e tyre, pa qenë të shqetësuar se do të mund të dënohen për shkak të kësaj, u shpreh Bolopian, dhe në këtë kontekst e cilësoi si shqetësues iniciativën e Francës për të ndëshkuar mendimet dhe tezat e padëshirueshme me anë të nxjerrjes së ligjeve.

-Liria e shprehjes mund të kufizohet vetëm në rastet kur ajo shkakton dhunë, urrejtje dhe diskriminim. Ndërsa në Francë nuk kemi asnjërin prej këtyre kushteve,- nënvizoi Bolopian.

Zyrtari i Organizatës së Monitorimit të të Drejtave të Njeriut (HRW), Bolopian, shtoi se nxjerrja e ligjeve të tilla në parlamentet në vendet me shoqëri demokratike si Franca, përbën një shqetësim të madh për Organizatën. /trtshqip/ 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/02/2012
ImsakuSabahuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
4:495:196:2112:0114:5917:2918:51

Thënia e ditës

Dije se ditët

i numërojnë orët,

ndërsa orët

i numërojnë frymëmarrjet.

Shpirti është si hambari.

Prandaj kujdesu

që ai të mos humbë

dhe të mos mbledhë asgjë tjetër

përveç veprave të mira,

sepse në të kundërtën

në Ditën e Gjykimit

do të vish me hambar të zbrazët,

i penduar thellë.”


Abdurrahman ibn Xheuzi

Tubimi: Ardhmëria - Dekada e parë

Flash is required!

Sondazh

Sondazh
Sa libra lexoni në vit?
1 - 3 libra
4 - 6 libra
7 - 10 libra
Mbi 10 libra ne vit
Lexoj vetem tekste shkollore
Nuk lexoj fare

 

Poll results

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Multimedia

Flash is required!

Facebook

Abonohu

Enter your email address:

Flash is required!