Kapen ushtarë iranianë në qytetin Hims


Ushtria Siriane e Lirë, ka publikuar një video në internet në të cilën shfaqen forca iraniane, të zëna pikërisht nga kjo ushtri, në qytetin Hims. Të zënë rob flisnin persisht, mbanin karta identiteti iraniane dhe pohonin se janë sjellë në Siri për të shtypur protestat popullore.

Njëri prej tyre i kërkon autoriteteve iraniane që të bëjnë çmos për lirimin e tij dhe të kolegëve të tjerë.

Vlen të citojmë se një zyrtar i lartë në gardën revolucionare të Iranit, ka deklaruar më parë për kanalin televiziv Alarabia, se Irani ka një bazë ushtarake në Zejdani, pranë Damaskut.

Po personalitete të Ushtrisë Siriane të Lirë, kanë deklaruar se regjimi i Asad, ka ndërmend ta ndajë Sirinë dhe ta zhysë në një luftë sektare të pafund. Sipas tyre, regjimi po armatos ithtarët e sektit alevit me armë zjarri, si parapërgatitje për konfliktin sektar, pas të cilit Siria do të ndahet. Vetë dhuna dhe vrasjet çnjerëzore ndaj familjeve sunite në Hims, pa përjashtuar dhe foshnjat e fëmijët, është tregues i këtij plani. /ardhmeriaonline/

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/02/2012
ImsakuSabahuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
4:495:196:2112:0114:5917:2918:51

Thënia e ditës

Dije se ditët

i numërojnë orët,

ndërsa orët

i numërojnë frymëmarrjet.

Shpirti është si hambari.

Prandaj kujdesu

që ai të mos humbë

dhe të mos mbledhë asgjë tjetër

përveç veprave të mira,

sepse në të kundërtën

në Ditën e Gjykimit

do të vish me hambar të zbrazët,

i penduar thellë.”


Abdurrahman ibn Xheuzi

Tubimi: Ardhmëria - Dekada e parë

Flash is required!

Sondazh

Sondazh
Sa libra lexoni në vit?
1 - 3 libra
4 - 6 libra
7 - 10 libra
Mbi 10 libra ne vit
Lexoj vetem tekste shkollore
Nuk lexoj fare

 

Poll results

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Multimedia

Flash is required!

Facebook

Abonohu

Enter your email address:

Flash is required!