Vende evropiane kanë vendosur të komunikojnë drejtpërdrejt me Hamasin
Disa përfaqësues të vendeve evropiane, kanë deklaruar se vendet e tyre kanë vendosur të zhvillojnë bisedime direkte me Hamasin, ndërkohë që kryetari i zyrës politike të Hamasit Halid Mishal dhe presidenti palestinez Mahmud Abas kanë vendosur të vizitojnë Gazzën.
Këshilltari politik i kryeministrit palestinez, ka thënë se me ndryshimet që kanë ngjarë në botën arabe, tani apo më vonë, Perëndimi do e gjejë veten përballë qeverive islame të cilat udhëheqin rajonin. Që këtu, disa nga vendet perëndimore e kanë parë të udhës që ti zgjerojnë marrëdhëniet me Hamasin.
Ai shtoi se kohët e fundit, disa vende perëndimore u kanë dhënë leje përfaqësive të tyre diplomatike që të komunikojnë direkt me Hamasin. Veç kësaj, ai tha se disa nga këto vende, si Norvegjia, e kanë hequr Hamasin nga lista e organizatave terroriste. Sipas perëndimorëve, mos komunikimi me Hamasin nuk shihet si diçka që u shërben interesave të tyre. Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë:”Ne gjendemi përballë një transformimi politik të perëndimit karshi qasjes ndaj Hamasit, i cili është pjesë e rajonit, që ka marrë orientim islamik. /ardhmeriaonline/
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.
